Ky është parashikimi i motit për sot
Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës.
Ndërsa gjatë pasdites pritet shtim i vranësirave, të cilat lokalisht ose në zona më të izoluara, pritet të sjellin rrebeshe kalimtare shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.
Këto reshje pritet të jenë kryesisht të përqendruara në gjysmën e epërme të Kosovës, duke mos përjashtuar mundësinë edhe në jugperëndim të vendit, njofton “Meteo Kosova”.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 18-65 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 18° C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 37° C.
Si pasojë e temperaturave të larta, këshillohet të keni kujdes nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.