Statovci për incidentin në Shkup: Trajtimi jo dinjitoz i Osmanit nga një zyrtar tendencioz maqedonas është i papranueshëm
Aktuale
August 01, 2024 - 23:12
Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka reaguar pas skandalit diplomatik në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Statovci tha se trajtimi jo dinjitoz i Osmanit, nga siç e quajti ajo, një zyrtar tendencioz maqedonas dhe me mendësi të së kaluarës, është i papranueshëm.
“Trajtimi jo dinjitoz ndaj Presidentes së Kosovës, Zonjës Vjosa Osmani, nga një zyrtar tendencioz maqedonas dhe me mendësi të së kaluarës, në kundërshtim total me Konventën e Vjenës, është i pa pranueshëm”.
“Raportet e Kosovës me Maqedoninë kanë qenë përherë konstruktive dhe evropiane, sjellje të tilla nuk i takojnë mendësisë demokratike dhe rregullave ndërkombëtare midis shteteve të pavarura”, tha Statovci