Haradinaj në Ditën Kombëtare të Zvicrës: Shtëpi e dytë për shumë shqiptarë

Haradinaj në Ditën Kombëtare të Zvicrës: Shtëpi e dytë për shumë shqiptarë

Aktuale August 01, 2024 - 20:55

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka uruar ambasadorin dhe shtetin Zviceran me rastin e Ditës Kombëtare. Haradinaj me këtë rast ka thënë se Zvicra është shtëpi e dytë për shumë bashkatdhetarë.

"Zvicra, që është shtëpi e dytë për shumë bashkatdhetarë, sot shënon Ditën Kombëtare. Me këtë rast, kisha kënaqësinë që Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, z. Jürg Sprecher t’i shpreh urimet më të përzemërta për këtë ditë të rëndësishme për shtetin dhe popullin zviceran", ka thënë Haradinaj.

Ai  ka shtuar se Zvicra ka qenë përkrahëse e jashtëzakonshme e Kosovës në shumë procese.

"Zvicra ka qenë strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike dhe padyshim gjithmonë përkrahëse e jashtëzakonshme në proceset e krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të veçanta dhe historike", është shprehur Haradinaj.