Bislimi takohet me Fetain, flasin për zhvillimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Bislimi takohet me Fetain, flasin për zhvillimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Aktuale August 01, 2024 - 19:05

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është takuar me homologun e tij shqiptar në Maqedoni të Veriut, Arben Fetai.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se Bislimi e uroi Fetai për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në angazhimin e tij. Më tej, palët biseduan rreth thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe forcimit të urave të bashkëpunimit.

Po ashtu në  takim u veçua bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, infrastrukturës me theks bashkëpunimit në projektet ndërkufitare por edhe turizmit, si dhe u trajtua rëndësia e avancimit të rrugëtimit në procesin e integrimit evropian të dy vendeve.

Bislimi shprehu gatishmërinë në fuqizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë-Maqedoni e Veriut por edhe bashkëpunimit rajonal. Pjesëmarrëse në takim ishte dhe ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi. /Zëri

 

Image
Image