Haradinaj numëron tri arsye pse propozoi 26 janarin për zgjedhje: T’ia shkurtojmë Kosovës gjendjen dëshpëruese
Foto: Laura Hasani

Haradinaj numëron tri arsye pse propozoi 26 janarin për zgjedhje: T’ia shkurtojmë Kosovës gjendjen dëshpëruese

Aktuale August 01, 2024 - 15:12

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë tri arsye pse AAK-ja ka propozuar 26 janarin si datë të zgjedhjeve.

Sipas tij, vendit i duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme të Qeverisë, të cilat ai i ka ndarë në tri grupime.

Ju kam ftuar këtu për tri grupime të dështimeve të Qeverisë së vendit, të cilat janë edhe arsyeja pse AAK-ja e ka propozuar 26 janarin si datë të zgjedhjeve

Së pari, dështimet në marrëdhëniet e jashtme, me aleatët e Kosovës. Grupimi i dytë i dështimeve janë në kapjen e institucioneve të pavarura. Nuk ka mbetur asnjë institucion që nuk i është armiqësuar. Grupimi i tretë ka të bëjë me dështimet ekonomike, mosinvestimi dhe mosrritja e pagave e deri te paaftësia për të ndaluar rritjen enorme të çmimeve.

Image

Këto janë arsyet kryesore edhe pse në takimin e djeshëm e propozuam 26 janarin si datë të zgjedhjeve, në mënyrë që Kosovës t’ia shkurtojmë për disa javë këtë gjendje dëshpëruese. /EO