Lirohet nga paraburgimi Blerim Ramadani, ish-ushtari i UÇK-së
Aktuale
August 01, 2024 - 14:25
Sot është liruar nga paraburgimi ish-ushtari i UÇK-së Blerim Ramadani, i cili ishte ndaluar në hyrje të Maqedonisë së Veriut.
Sipas vendimit të lëshuar, Ramadani është liruar me kusht.
Sipas dokumentit, Ramadani deri në kryerjen e procedurave të mëtejshme nga 01.08.2024 deri më 16.08.2024 do të ketë vendqëndrim të përkohshëm në Shkup.
Blerim Ramadani ishte ndaluar me kërkesë të INTERPOL-it të Serbisë.
Kujtojmë se ditë më parë për arrestimin e tij reagoi edhe Organizata e Veteranëve të Luftës. /KlanMaqedonia