Rrustemi i LVV-së Osmanit: Mbi ç’bazë kushtetuese e ligjore e refuzove Konjufcën në takim?
Foto: Laura Hasani

Rrustemi i LVV-së Osmanit: Mbi ç’bazë kushtetuese e ligjore e refuzove Konjufcën në takim?

Aktuale August 01, 2024 - 12:04

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka reaguar sot në lidhje me takimin që presidentja Vjosa Osmani kishte mbajtur me kryetarët e partive politike, për të diskutuar datën e zgjedhjeve të ardhshme, ku në këtë takim nuk ishte Albin Kurti, i ftuar në cilësinë e kryetarit të LVV-së.

Kurti kishte planifikuar të dërgonte nënkryetarin e partisë Galuk Konjufca, por që presidentja e kishte refuzuar, pasi takimi ishte në nivel kryetarësh, e për këtë Rrustemi e ka pyetur presidenten se mbi çfarë baze kushtetuese e ligjore refuzon nënkryetarin në takim, transmeton Zeri.info.

Shkrimi i plotë i Rrustemit:

Kryeministri Kurti nuk mund të jetë në dy vende njëkohësisht, andaj ai është dashur të peshojë: ta anulojë pjesëmarrjen e konfirmuar qysh para tri javësh në drekë me 21 ambasadorë, apo të shkojë aty dhe në vend të tij me partitë politike te presidentja Osmani të shkojë nënkryetari i parë dhe kryeparlamentari Konjufca. Me të drejtë e ka përzgjedhur të dytën. Pyetja që duhet shtruar është: “Mbi çfarë baze kushtetuese e ligjore presidentja refuzon zëvendësimin e kryetarit të subjektit politik (që është edhe kryeministër) me nënkryetarin e parë (që është edhe kryeparlamentar)?”.