Ish i burgosuri politik Nimon Krasniqi thotë emrat e bashkëpuntorëve të Serbisë, të cilët torturuan shqiptarët
Ish i burgosuri politik, Nimon Krasniqi, i ka përmendur emrat, sipas tij, të bashkëpuntorëve të Serbisë, të cilët torturuan shqiptarë e në mesin e tyre edhe atë.
Krasniqi përmendi një emër, i cili, sipas tij, ishte pjesë e UDB-së serbe dhe se i njëjti pas luftës e kishte marrë statusin e veteranit të UÇK-së.
Në pyetjen se ku gjenden sot UDB-ashët shqiptarë që e torturuan në burg? Krasniqi u përgjigj:
“Jakup Loncari e ka ndërru identitetin, është azil politik në Suedi. Dikush e ka pa e ka njofto edhe e ka rreh.
Demë Muja është kriminel lufte, që ka vra shqiptarë djem të ri në Kosovë, këtë nuk e lë dheu i vet brenda, është jashtë.
Më duket se Xheladin Beqiri, ka vdekë.
Mehmet Loci, ish edhe veteran i UCK-së, si ka ardhë deri këtu, ai zot e di dhe kush ia ka dhënë atë statusin.
Mehmet Haski ka vdekë.
Ismail Nallbani s’di a është gjallë”. /dukagjini