Tajlanda heq vizat për Shqipërinë, ja në sa shtete shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza

Tajlanda heq vizat për Shqipërinë, ja në sa shtete shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza

Aktuale July 28, 2024 - 11:17

Tajlanda ka hequr vizat për qytetarët e Shqipërisë.

Lajmin e ka konfirmuar ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili thotë se tashmë qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete.

“Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete, kjo falë bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën. Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, ka pohuar ai në postimin në Facebook.

Ministri ka shtuar tutje se MEPJ do të vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare kudo në botë.