
Vazhdojnë pritjet e kolonat në hyrje të Kosovës, kjo është situata momentale nëpër kufij
Aktuale
July 28, 2024 - 08:12
Bashkatdhetarët çdo here përballen me pritje e kolona të gjata nëpër kufij, sidomos në hyrje të Kosovës.
Qendra për Menaxhim Kufitar në përditësimet e fundit që ka bërë në orën 08:12, shihet se në pikën kufitare Dheu i Bardhë dhe Kullë, janë pritjet më të gjata për në hyrje dhe dalje të Kosovës, shkruan Zeri.info.
Sipas këtyre të dhënave, te Dheu i Bardhë, pritja për të hyrë në Kosovë është 1 orë, kurse në pikën kufitare Kullë, pritja për të hyrë në Kosovë është deri në gjysmë ore, raporton Zeri.info.
Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare, pritja është në suaza të normales, pra maksimumi deri në 10 minuta.
KËTU mund të shikoni përditësimet e fundit për situatën nëpër kufij. /Zëri
