Deri në dy orë e gjysmë pritjet e mërgimtarëve në Merdarë
Foto: Laura Hasani

Deri në dy orë e gjysmë pritjet e mërgimtarëve në Merdarë

Aktuale July 27, 2024 - 18:27

Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Merdarë janë deri në 2 orë e gjysmë.

E njëjta kohë e pritjeve në Merdarë është edhe për të dalë nga Kosova, teksa kolona për hyrje në Kosovë, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, nuk dihet.

Pritje deri në gjysmë ore për të hyrë në Kosovë ka edhe në pikën kufitare në Kullë, teksa te Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë janë prej 20 deri në 30 minuta, kurse për të dalë deri në një orë.

Në pikat tjera kufitare, pritjet për të hyrë në Kosovë janë maksimalisht deri në 20 minuta, e që ngjashëm janë edhe për të dalë nga vendi.

Image