Edhe PDK i thotë “Po” ftesës së Osmanit për të folur rreth datës së zgjedhjeve

Edhe PDK i thotë “Po” ftesës së Osmanit për të folur rreth datës së zgjedhjeve

Aktuale July 27, 2024 - 15:21

artia Demokratike e Kosovës e ka pranuar ftesën e presidentes së vendit, Vjosa Osmani rreth diskutimeve për datën e zgjedhjeve.

Kjo është konfirmuar nga sekretarja e kësaj partie, Vlora Çitaku e cila në një konferencë për media ka thënë se në takim do të tregojnë edhe datën e tyre të preferuar.

“PDK e ka pranuar ftesën e presidentes Osmani për takim rreth përcaktimit të datës së zgjedhjeve, sigurisht që i përgjigjemi ftesës. PDK që nga korriku i vitit të kaluar ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, mirëpo ftesa e presidentes Osmani lidhet me përcaktimin e datës për zgjedhje të rregullta. Ne do të marrim pjesë dhe qëndrimin për këtë çështje dhe për datën e preferuar do ta themi aty.” – ka thënë ajo.

Ndryshe, ftesa e presidentës është bërë për 31 korrik 2024, në orën 14:00.

Lidhja Demokratike e Kosovës po ashtu ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.