Ftesa e Osmanit për zgjedhjet, LDK-ja e konfirmon se Abdixhiku do të shkojë në takim
Foto: Laura Hasani

Ftesa e Osmanit për zgjedhjet, LDK-ja e konfirmon se Abdixhiku do të shkojë në takim

Aktuale July 27, 2024 - 14:42

U raportua se Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka dërguar një ftesë ndaj liderëve të partive politike për një takim më 31 korrik. Ky takim do të jetë në lidhje me caktimi ne datës së zgjedhje.

LDK-ja do të shkojë në atë takim.

Besian Mustafa, deputet i LDK-së dhe zëdhënës i kësaj partie, e ka konfirmuar se Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së do të shkojë në takim.

“Ju konfirmoj që kryetari Abdixhiku ka pranuar ftesën si dhe të mërkurën në takim do jep qëndrimet e LDK-së”, ka thënë zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, për Reporteri.net.