Motra e policit të vrarë serb: Vëllai im ishte në vendin dhe kohën e gabuar, atë ditë caktoi dasmën në shtator

Motra e policit të vrarë serb: Vëllai im ishte në vendin dhe kohën e gabuar, atë ditë caktoi dasmën në shtator

Aktuale July 27, 2024 - 12:31

Motra e policit serb Nikola Krsmanoviq, i cili u vra më 18 korrik teksa po kryente një kontroll rutinë të pikës kufitare në Loznicë, ka rrëfyer disa nga momentet e fundit me vëllain e saj.

Motra e tij tashmë ka postuar në rrjetet sociale një video, ku ka shkruar për humbjen e vëllait të saj, ku sipas autoriteteve serbe ai është varë nga i arratisuri nga burgu në Kosovë, Faton Hajrizi.

Ajo ka treguar se vëllai i saj i cili fillimisht ishte pjesë e xhandarmerisë serbe në Policinë e Njëjsisë Speciali Antiterror, ishte larguar dhe kthyer në fshat te prindërit dhe punësohet në policinë kufitare, me dëshirën për një punë më të lehtë dhe më pak detyrime.

Image

“Gjatë njërit prej kontrolleve rutinë, një i arratisur nga një burg i Kosovës, me kombësi shqiptare kosovare e qëlloi me pistoletë me disa plumba në kokë dhe gjoks”, rrëfen ajo.

Në rrefimin e saj ajo shkruan se vëllai i saj 34-vjeçar, po në natën kritike kishte takuar të dashuren e tij, me të cilin kishin planifikuar të martohen në shtator, por sic thotë ajo, vëllai i saj ishte në vendon dhe kohën e gabuar, pasi vrasësi i tij, të cilit ju referohet Faton Hajrizit, ishte gati të vriste këdo që përpiqej ta kthente në burg, transmeton Zeri.info.

“Po atë mbrëmje ishte ndarja e fundit me të dashurën e tij, ata planifikuan dasmën për shtator, të cilën të gjithë e prisnim me padurim. Vëllai im ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar.. asgjë nuk mund ta shpëtonte, vrasësi i tij ishte gati të vriste këdo që përpiqej ta kthente në burg”, ka shkruar ajo në videon e publikuar.