Bashkatdhetarët “vërshojnë” Kuvendin e Kosovës, kanë kritika për deputetët

Bashkatdhetarët “vërshojnë” Kuvendin e Kosovës, kanë kritika për deputetët

Aktuale July 26, 2024 - 20:25

Për dy ditë radhazi Kuvendi i Republikës së Kosovës ka hapur dyert për të gjithë bashkatdhetarët, të cilët janë kureshtarë ta vizitojnë tempullin e legjislativit të vendit, por edhe të bashkëbisedojnë me deputetët.

Të shumtë ishin bashkatdhetarët që kishin ardhur për të takuar deputetët. E, në mesin e tyre ishte edhe Ali Ilazi.

Bashkatdhetari Ilazi në një prononcim për Telegrafin tregoi se nuk vjen për herë të parë në ambientet e Kuvendit.

Pas takimit me deputetët, Ilazi tregoi se drejtoi disa kritika për ta.

“Nga televizori ndryshojnë shumë. Nuk vij për herë të parë. Vij gati çdo vit. Nga ajo që shohim në TV dhe kur vijmë këtu ka ndryshime. Ato ndryshime dhe vërejtjet tona besoj që janë me vend”, tha ai.