LO2024: Edhe Osmani pritet nga Macroni në Pallatin Elysee
Aktuale
July 26, 2024 - 18:46
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pritur në Pallatin Elysee nga homologu i saj francez, Emmanuel Macron.
Osmani ishte e shoqëruar nga Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, teksa Macron nga Zonja e Parë, Brigitte Macron, të cilët po festojnë hapjen e Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
“Fryma olimpike kapërcen kufijtë, bashkon njerëzit dhe vendet e shfaq fuqinë e jashtëzakonshme të sportit për të na bashkuar të gjithëve”, shkroi Osmani.
Në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike po merr pjesë edhe kryeministri Kurti, i cili më herët u prit po ashtu nga presidenti Macron.