Paris2024: Kurti pritet nga Macroni në Pallatin Elysee
Aktuale
July 26, 2024 - 18:08
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është pritur sot nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee, para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
Kurti ishte i shoqëruar me bashkëshorten e tij, Ritën, teksa Macroni e priti kreun e qeverisë kosovare me zonjën e parë, Brigitte Macron.
Sot do të mbahet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike “Paris 2024”, ku Kosova do të marrë pjesë me nëntë sportistë, ku dominojnë ata nga xhudo.