Kërcime nga ura në Ujman për nderë të Policëve të Rënë në Detyrë 

Kërcime nga ura në Ujman për nderë të Policëve të Rënë në Detyrë 

Aktuale July 26, 2024 - 16:22

Sot po shënohet Dita Memoriale për Policët e Rënë në detyrë.

Për këtë ditë janë organizuar aktivitete të ndryshme, e ndër to edhe kërcimi nga një urë e Liqenit të Ujmanit, raporton Klankosova.tv.

Grupi i personave që kanë bërë kërcimet nga kjo urë kanë qenë nga Gjakova.

Ky aktivitet është organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa të pranishëm ishin dy zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi e Donika Gërvalla, shoqëruar nga disa ministra të kabinetit qeveritar e nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.

Mësohet se për këtë organizim janë angazhuar forca të shtuara policore. /klankosova