Osmani për heroin Enver Zymeri: I përkulemi sot e përjetësisht
Aktuale
July 26, 2024 - 14:58
Trembëdhjetë vjet më parë polici Enver Zymeri ra në krye të detyrës në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës.
Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka përkujtuar sot Zymerin dhe policët e rënë në detyrë, për të cilën gjë thotë se i përkulemi sot e përjetësisht.
“Guximi, përkushtimi dhe profesionalizmi i tij dhe kolegëve të rënë në detyrë janë shembulli i shërbimit dhe sakrificës për atdhe. Trashëgimia e tyre është testament i ndershmërisë, qëndrueshmërisë dhe patriotizmit.
Në këtë ditë i kujtojmë edhe të gjithë policët e rënë në krye të detyrës që nga themelimi i Policisë së Kosovës.
Ata janë nderi, krenaria dhe përpjekja për ndërtimin e një Kosove të sigurt për të gjithë”, tha Osmani. /Zëri