Zyrtarisht, Lajçakut i vazhdohet mandati deri në fund të janarit 2025
Aktuale
July 26, 2024 - 14:40
Këshilli i BE-së ka vendosur t’ia zgjasë mandatin emisarit evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Mirosllav Lajçak.
Kjo u bë e ditur zyrtarisht sot nga Këshilli i BE-së.
“Mirosllav Lajçakut, përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, i është vazhduar mandati deri më 31 janar 2025”, thuhet në vendim, raporton Klankosova.tv.
Emërimi i tij fillestar u bë më 2 prill të vitit 2020.
Më parë Lajçaku ishte nominuar nga shefi i tij, Josep Borrell, për ambasador të BE-së në Zvicër.