Peci kërkon që autorët e djegies së dy veturave para Komunës së Zveçanit të dalin shpejt para drejtësisë

Peci kërkon që autorët e djegies së dy veturave para Komunës së Zveçanit të dalin shpejt para drejtësisë

Aktuale July 26, 2024 - 13:23

Komuna e Zveçanit ka dënuar rastin e djegies së dy veturave zyrtare të Komunës.

Komuna në reagim ka thënë se rreth orës 01:36 pas mesnatës një ngjarje e papritur u shënua kur dy vetura zyrtare u përballën me flakë zjarri pranë objektit të Komunës sonë.

Tutje, thuhet se kryetari i Komunës Ilir Peci menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa kërkoi që autorët e këtij akti të dalin shpejt para drejtësisë, transmeton Zeri.info.

“Menjëherë, pas informimit kryetari i Komunës Ilir Peci ka dalë në vendin e ngjarjes dhe shpreson që autorët të cilët janë përgjegjës për këtë akt kriminal do të dalin së shpejti para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Komunës. /Zëri