Abdixhiku: “Sunny Hill” dhe të rinjtë ia dhanë Kosovës një ndër mbrëmjet më ikonike tonat
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ishte pjesë e natës së parë të festivalit “Sunny Hill”.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se në lokacionin e ri festivali “Sunny Hill” dhe mijëra të reja e të rinj i dhanë Kosovës dhe botës një ndër mbrëmjet më ikonike tonat.
Abdixhiku tutje tha se “kudos dhe Komunës e këshilltarëve tanë lokalë, që dy vjet më parë, përkundër pengesave politike plot mllef e frustrim, si zakonisht; ndanë megjithatë vend permanent për një Festival, që për Kosovën tashmë është brend dhe aset”.
“Mbrëmë Prishtina ishte plot jetë! Në lokacionin e ri, festivali ‘Sunny Hill’ dhe mijëra të reja e të rinj, i dhanë Kosovës dhe botës një ndër mbrëmjet më ikonike tonat. Kosova është plot rini e plot jetë. Kështu duhet të jetë! Kështu duhet të shpërfaqet jashtë gjithëherë! Kudos organizatorëve që çdo vit i sjellin vendit artistë të mëdhenj – Bebe Rexha e Black Coffee – këtë herë; dhe kështu ndjenjën e normales me secilin vend tjetër. Kudos dhe Komunës e këshilltarëve tanë lokalë, që dy vite më parë, përkundër pengesave politike plot mllef e frustrim, si zakonisht; ndanë megjithatë vend permanent për një Festival, që për Kosovën tashmë është brend dhe aset! Le të ketë jetë! Kosova meriton më mirë”, shkroi kreu i LDK-së.