13-vjetori i rënies së Enver Zymerit, axha i tij: Kanë qenë vite goxha të rënda për ne
Foto: Laura Hasani

13-vjetori i rënies së Enver Zymerit, axha i tij: Kanë qenë vite goxha të rënda për ne

Aktuale July 26, 2024 - 12:49

Në 13-vjetorin e rënies së policit Enver Zyberi, familja ka hapur dyert për të pritur për ngushëllime. Për Ekonominë Online, ka folur Muhamet Zymeri, axha i Enverit.

Ai ka thënë se këto vite nga rënia e tij kanë qenë të vështira, por që sipas tij është dashur t’i përballojnë. Konsideron se që nga rënia e Enverit ka progres në vend.

“Këto vite nga rënia e Enverit kanë qenë goxha të rënda, por megjithatë është dashur me i përballuar se është një vlerë sublime jo vetëm për familjen, por për fshatin, Komunën e për krejt shtetin”.

“Ka progres, nuk mund të themi që nuk ka, por do të vijë koha kur çdo gjë do të jetë në vendin e duhur”, u shpreh Zymeri.

Image