Me homazhe shtetërore, shënohet Dita Memoriale e policëve të rënë në detyrë [foto]
Sot po shënohet Dita Memoriale e policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe 13-vjetori i rënies së heroit Enver Zymeri.
Në nderim të policëve të rënë në detyrë, në vend do të bëhen homazhe shtetërore. Aktivitete do të zhvillohen edhe në veri, si hedhja nga ura e liqenit të Ujmanit.
Më 26 korrik është data kur ishte vrarë polici Zymeri gjatë një aksioni në veri të vendit, e më 27 korrik 2021 ishte zbuluar pllaka përkujtimore për 21 heronjtë e Policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës ndër vite. Nga atëherë në krye të detyrës gjatë përballjes me grupin kriminal serb në Banjskë ka rënë edhe polici Afrim Bunjaku.
Sot para lapidarit të policëve të rënë homazhe kanë bërë kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, bashkë me ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, drejtorin e përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha, ministrja e Jashtme Donika Gërvalla dhe zv.kryeministri Besnik Bislimi, transmeton Zeri.info.