Daçiq: Radoiçiqi s’i dorëzohet Kosovës, ish-ushtari i UÇK-së i arrestuar nga maqedonasit të ekstradohet

Daçiq: Radoiçiqi s’i dorëzohet Kosovës, ish-ushtari i UÇK-së i arrestuar nga maqedonasit të ekstradohet

Aktuale July 26, 2024 - 09:19

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq, dje në takimin e tij me homologun maqedonas Pançe Toshkovski, në pikën kufitare në “Tabanoc”, u pyet nëse trupi i pajetë i Faton Hajrizit do të kthehet në Kosovë.

Daçiqi tha se për këtë nuk vendos MPB-ja dhe se nuk e di procedurën.

Ditë më parë ish-ushtari i UÇK-së Blerim Ramadani u arrestua në Maqedoninë e Veriut sipas fletarrestit nga Serbia dhe tani po mbahet në paraburgim në Shkup. Por a pritet që ai të ekstradohet në Serbi?

Daçiqi pret që Ramadani të ekstradohet, por në pyetjen se a do të ekstradohet Millan Radoiçiqi në Republikën e Kosovës, ai tha se një gjë e tillë është e pamundur.

Ndryshe, sot në vendkalimin kufitar Tabanoc filloi fushata “Vozit i relaksuar”.

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski bashkë me homologun e tij serb theksuan se sa e rëndësishme është të vozitësh në pushim, për të shmangur aksidentet e trafikut në rrugë.

Sa i përket hapjes se pikës kufitare Miratoc – Llojan, kërkesë e kamotshme e qytetarëve ministri Toshkovski tha se çdo temë që është me rëndësi për qytetarët e Maqedonisë, por edhe për qytetarët e Republikës së Serbisë, meriton që së paku të diskutohet. /RTV21