Dita Memoriale e policëve të rënë në detyrë, zhvillohet gara profesionale e kërcimit nga ura në liqenin e Ujmanit
Foto: Laura Hasani

Dita Memoriale e policëve të rënë në detyrë, zhvillohet gara profesionale e kërcimit nga ura në liqenin e Ujmanit

Aktuale July 26, 2024 - 09:15

Sot, në kuadër të aktiviteteve me rastin e Ditës Memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe 13-vjetorit të rënies së heroit Enver Zymberi, në shenjë nderimi dhe përkujtimi do të bëhen homazhe shtetërore, ku pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës.

Po ashtu me rastin e kësaj dite, përveç homazheve prej orës 14:00, do të zhvillohet gara profesionale të kërcimit nga ura e liqenit të Ujmanit, në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës. /Zëri