Osmani nga Parisi: Miqësi, partneritet e diskutime për të ardhmen
Aktuale
July 25, 2024 - 23:12
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Paris ku do të marrë pjesë në hapjen e lojërave olimpike Paris 2024. Ajo ka qenë e ftuar në darkën e shtruar nga presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik.
Në një postim në rrjetet sociale, Osmani ka shkruar se ka shfrytëzuar darkën për miqësi, partneritet e diskutime për të ardhmen.
“Sonte, në Louvre historik, së bashku me Prindonin ishim të ftuar në darkën e shtruar nga Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar”, ka shkruar Osmani.
“Miqësi, partneritet e diskutime për të ardhmen, siç është edhe fryma e Lojërave Olimpike”, ka shkruar ajo.