Tërnava: Serbia bën çmos që ta destabilizojë situatën në Kosovë
Foto:Laura Hasani

Tërnava: Serbia bën çmos që ta destabilizojë situatën në Kosovë

Aktuale July 25, 2024 - 21:57

Kanë kaluar 13 vjet që kur polici i forcave speciale ROSU, Enver Zymberi, ra në krye të detyrës. Zymeri humbi jetën më 25 korrik 2011, gjatë një aksioni drejt pikave kufitare në veri të Kosovës, në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato.

Njohësi i sigurisë, Hajrullah Tërnava, vlerësoi se institucionet e Kosovës duhet të jenë të vetëdijshme për agresionin e Serbisë, pasi është armik shekullor.

Ai tha se politika e Serbisë gjithmonë ka pasur qëllime agresioni ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe sulmin terrorist të 24 shtatorit.

"Serbia bën çmos që ta destabilizojë situatën. Ne duhet të kemi të qartë se ata kanë qëllime dhe apetite ndaj Kosovës," tha ai në RTK.

Tërnava shtoi se terroristi Millan Radoiçiq është i lidhur drejtpërdrejt me liderin e Serbisë.