Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit? Flet Ivica Daçiqi
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se trupi i pajetë i Faton Hajrizit ende mbahet në Serbi.
Në një takim me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Toshkovki në Tabanoc, Daçiq u pyet në lidhje me kohën e mundshme të kthimit të trupit të të ndjerit Faton Hajrizi tek familjarët e tij.
Në përgjigje, Daçiq përmendi se ky është një çështje që lidhet me prokurorinë dhe se nuk është në përgjegjësi të policisë për të vendosur kohën e kthimit të trupit.
“Tani këtë me të vërtet nuk e di, sepse kjo del nga ajo që është për policinë. Kjo është pyetje për ata që e bëjnë hetimin, dhe nuk e di si veprohet në këto situata”, tha mes tjerash Daçiq.
Faton Hajrizi dyshohet se u vra të premten e kaluar në Loznicë të Serbisë.
Ai akuzohet për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri.
Hajrizi ishte arratisur nga Burgu i Smrekonicës më 6 korrik, ku kishte qëndruar për disa muaj.