Virusi i Nilit Perëndimor, IKSHPK-ja thirrje për kujdes nga pickimi i mushkonjave
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me një thirrje për qytetarët që të kenë kujdes nga pickimi i mushkonjave për shkak të virusit të Nilit Perëndimor, që shkaktohet te njerëzit kryesisht nga pickimi i tyre.
“Virusi i Nilit Perëndimor, i cili shkakton sëmundje sezonale të muajve të verës, ka bërë që ekspertë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës të shtojnë gatishmërinë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes. Në Kosovë nuk ka raste të raportuara të virusit të Nilit Perëndimor, por duke pasur parasysh se raste të këtij virusi janë regjistruar në disa vende të Evropës, si në Spanjë, Itali, Greqi dhe në rajon gjithashtu, IKSHPK-ja bën thirrje për kujdes të qytetarëve dhe parandalim të infeksioni që te njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara”, thuhet në një thirrje të Institutit.
Gjithashtu, IKSHPK-ja ka ndarë përmes infografikave në vijim për qytetarët informacionet dhe rekomandimet lidhur me virusin e Nilit Perëndimor (WNV).