Hamza: Kosova, përjetësisht mirënjohëse për kontributin e Enver Zymberit
Foto:Laura Hasani

Hamza: Kosova, përjetësisht mirënjohëse për kontributin e Enver Zymberit

Aktuale July 25, 2024 - 12:12

Kryetari i Mitrovicës dhe njëherësh kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, e ka përkujtuar heroin e Kosovës Enver Zymberin në 13-vjetorin e rënies në detyrë.

Hamza tha se Kosova është përjetësisht mirënjohëse për kontributin e Zymberit.

“Enver Zymberi është hero i integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës së pavarur”, tha ai.

Enver Zymber u vra më 25 korrik 2011.

Atë ditë forcat speciale ROSU hasën në rezistencën e serbëve, derisa po e zhvillonin aksionin për marrjen në kontroll të pikave kufitare.

Ai u shpall “Hero i Kosovës” asokohe nga presidentja Atifete Jahjaga.