Zgjatet afati i konkursit për policë për minoritetet që do të angazhohen në Drejtorinë në veri
Foto: Laura Hasani

Zgjatet afati i konkursit për policë për minoritetet që do të angazhohen në Drejtorinë në veri

Aktuale July 25, 2024 - 11:54

Policia e Kosovës ka zgjatur afatin e konkursit për zyrtarë policorë nga radhët e minoriteteve që do të angazhohen në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut.

Njoftimi i plotë: 

Vazhdimin e afatit të konkursit - Policia e Kosovës për të gjitha minoritet shpall:

k o n k u r s

Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet (serbë, boshnjakë, turq, goranë, romë, ashkalinj, egjiptianë, kroatë, malazezë, maqedonas).

Vendi i punës: Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri.