13 vjet nga aksioni në pikat kufitare në veri
Aktuale
July 25, 2024 - 08:49
Sot u bënë 13 vjet kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak.
Në mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011 ROSU ishte nisur drejt pikave kufitare në veri të Kosovës, në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato.
Por ROSU hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe ishte vrarë polici Enver Zymberi.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ia ka dhënë titullin “Hero i Kosovës” Enver Zymberit, me motivacionin “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.