Qeveria emëron Bordin e Drejtorëve të Telekomit

Qeveria emëron Bordin e Drejtorëve të Telekomit

Aktuale July 24, 2024 - 13:44

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka emëruar Bordin e ri të Drejtorëve të ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës.

Kryeministri Kurti gjatë mbledhjes njoftoi se të emëruarit janë: Petrit Nahi - kryesues, Rrezarta Pllana - anëtare, Sajmie Thaçi - anëtare dhe Lindita Toçi - anëtare.

Kurti tha se nga 70 kandidatë, në listë të ngushtë kishin hyrë 29, ndërsa në listën përfundimtare 15 kandidatë.

Mandati i tyre në këtë ndërmarrje është trevjeçar.