MPJD-ja ndërron lokacionin për ofrimin e Shërbimeve Konsullore në Prishtinë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se ka ndërruar lokacion për ofrimin e Shërbimeve Konsullore në Prishtinë.
Ata njoftuan se për shkak të punimeve që janë duke ndodhur në objektin e MPJD-së, ky shërbim është shpërngulur në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
“Për shkak të renovimeve që aktualisht janë duke ndodhur në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ju njoftojmë se të gjitha Shërbimet Konsullore që ofrohen nga MPJD-ja do të ofrohen përkohësisht në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil, në adresën e mëposhtme: rruga ‘Luan Haradinaj’ p.n. 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës”, njofton MPJD-ja.
Postimi i plotë:
Njoftim për ndryshim të përkohshëm të adresës/lokacionit për ofrimin e Shërbimeve Konsullore në Prishtinë Të nderuar qytetarë, Për shkak të renovimeve që aktualisht janë duke ndodhur në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ju njoftojmë se të gjitha Shërbimet Konsullore që ofrohen nga MPJD-ja do të ofrohen përkohësisht në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil, në adresën e mëposhtme: rruga “Luan Haradinaj"”p.n. 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin tuaj! Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.