Osmani e vlerëson humbje të madhe vdekjen e mikut të Kosovës, Jeff Bieley
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka shkruar një përkujtim për vdekjen e Jeff Bieleyt, i konsideruar gjerësisht si një mik i Kosovës.
Duke shkruar në X, Osmani tha se është e trishtuar me vdekjen e Bieleyt.
“Jemi të trishtuar për humbjen e një miku të madh të Kosovës, Jeff Bieley. Për më shumë se dy dekada, Jeff ia kushtoi punën e tij ndërtimit të miqësive dhe lidhjeve të qëndrueshme me Kosovën dhe për të ndihmuar vendin tonë të bëhet një demokraci e qëndrueshme.
Trashëgimia e tij e mirësisë dhe përkushtimit do të vazhdojë. Pusho në paqe, Jeff!”, shkroi e para e shtetit.
Today, we mourn the loss of a great friend of Kosovo, Jeff Bieley.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 23, 2024
For over two decades, Jeff dedicated his work to building lasting friendships and connections with Kosovo and to helping our country become a resilient democracy. His legacy of kindness and commitment will… pic.twitter.com/u84K3vja3f