Temperaturat në rënie, sot priten rrebeshe shiu e vetëtima
Ndryshim i situatës meteorologjike pritet ditën e mërkurë. Nga mëngjesi paraqiten vranësira, që vijnë duke u shtuar.
Nga mesdita rrebeshe e bubullima fillojnë të përfshinë vendin, së pari nga pjesë veriore e më pas në pjesët tjera. Lokalisht rrebeshet mund të jenë më të shprehura, të shoqëruara me erëra çasti dhe breshër. Deri në mbrëmje të reshurat largohen nga vendi, e vranësirat shpërndahen, njofton Prishtina Weather.
Temperaturat minimale zbresin në 17gradë C e 20 gradë C, ndërsa maksimalet, paksa më të ulëta, shkojnë deri në 27 e 30gradë C. Era frynë mesatare nga veriu e verilindja 5-9m/s, e në çaste goditjet e erës arrin shpejtësi deri në 20m/s.
Nga dita e enjte parashihet mot më stabil, kryesisht me diell. Të enjten mundësi për riga shiu paraqiten përreth viseve malore. Temperaturat zbresin në 26gradë C e 27gradë C, derisa në fundjavë sërish marrin trend të rritjes, në 28 e 32gradë C ditën e diel.
Shërbimi i Kërkimi-Shpëtimit Malor të Kosovës ka dhënë këshilla se si të bëhet menaxhimi i rrezikut gjatë vetëtimave.
Me anë të një postimi në Facebook, SHKSHMK-ja ka renditur gjërat që duhet t’i shmangni gjatë vetëtimave.
Postimi i plotë:
Menaxhimi i rrezikut gjatë vetëtimave.
Stuhitë në bjeshkë janë një përvojë emocionuese, përderisa jeni të sigurt brenda një strehe ose shtëpisë bjeshkatare. Megjithatë, kur në ambient të hapur, na zë stuhia me rrebesh të shiut, breshër dhe Vetëtima, atëherë të gjithë pendohemi që nuk jemi kthyer me kohë.
Në qoftë se kjo ndodh, qasja më e mirë është shmangia e zonave të rrezikshme duke pritur që stuhia të qetësohet. Edhe pse, është taktikë më e mirë, që të planifikohet më përpara, në mënyrë që të arrini të sigurt para stuhisë
- Mbrojtja nga goditjet e drejtpërdrejta të rrufesë
- Mbrojta nga rrymat tokësore, të shkaktuara nga goditja e rrufesë
- Mbrojtja nga goditjet e drejtpërdrejta të rrufesë
Gjërat që duhet shmangur
Drunjtë e mëdhenj, të vetëm.
Shtyllat elektrike dhe teleferikët.
Rrugët ujore.
Majat, kreshtat dhe të çarat.
Objektet nga metali (p.sh. via ferrata, kabllot, shkallët).
Strehohuni dhe qëndroni galiç nën një pikë e cila është afërsisht 10 herë më e lartë se ju. Uluni në litar (nëse është i terur) ose në çantën e shpinës, rreth 2 metra nga faqja e shkëmbit. Mos u mbështetni në shkëmb.
Edhe në qoftë se jeni ulur galiç, relativisht larg nga pika më e lartë, rryma elektrike e cila kalon nëpër tokë, mundet ende t’ju godasë.
Rrymat e tilla tokësore, kanë prirje që të kërcejnë depresionet e vogla malore, të udhëtojnë përgjatv pikave më të ulëta të strehëve shkëmbore, të përcjellin të çarat vertikale etj.
Mbrohuni nga rrymat tokësore duke mos u strehuar nën strehët e vogla shkëmbore ose në depresionet e vogale malore dhe të çarat vertiklale.
Ngjashëm, strehohuni në shpellë, vetëm nëse mund të uleni së paku një metër larg nga muri I prapmë dhe njëkohësisht të zvogëloni kontaktin me tokën (izolohuni duke u ulur mbi litar dhe / ose në rroba.
Para çdo aktiviteti ju lusim ti shikoni paralamerimet nga Instituti HIdrometereorlogjik i Kosovës ( https://ihmk-rks.net ) apo platformat dhe aplikacionet e ndryshme për parashikimin e motit ( Windy, Meteoblue etj.).