Ambasadori Hargreaves viziton veriun: Dëgjova shqetësimet dhe shpresat e komunitetit serb
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar veriun e vendit gjatë ditës së sotme.
Hargreaves tha se në vizitat që ua bëri Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut, mësoi shumë për shqetësimet dhe shpresat e komunitetit serb atje.
“Iu kënaqa vizitës në Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut sot. Ishte kaq e dobishme për të dëgjuar shqetësimet dhe shpresat e komunitetit serb të Kosovës. Pres me padurim të vizitoj edhe shumë herë këtë zonë”, shkroi ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves në X.
Enjoyed my visit to Zubin Potok, Leposavic and northern Mitrovica today. So helpful to listen to the concerns and hopes of the Kosovo Serb community. Looking forward to many more visits to the area. pic.twitter.com/2Ah6a3Y406
— Jonathan Hargreaves (@jonhargreaves67) July 23, 2024