Drejtori i RTK-së: Nuk e di çka ka ndodhë

Drejtori i RTK-së: Nuk e di çka ka ndodhë

Aktuale July 23, 2024 - 17:37

Drejtori i Televizionit në RTK dhe ish-anëtari i Këshillit të Përgjithshëm në Lëvizjen Vetëvendosje, Rilind Gërvalla, ka arritur në mbledhjen e bordit.

Ai para gazetarëve ka thënë: “Nuk e di se çka ka ndodh, nuk e di pse jemi mbledhë këtu sot”.

Pyetur nga gazetarët në lidhje me reagimet e shumta që sot kanë qenë temë e ditës dhe nëse i ka parë të njëjtat, ai është përgjigjur.

“Na nuk lexojmë lajme, na prodhojmë lajme”.

Ndryshe, RTK në edicionin e lajmeve mbrëmjen e së hënës, sulmoi Nacionalen dhe Periskopin duke cituar akuza të një medium jokredibil boshnjak.

Shumë gazetarë të transmetuesit publik, janë distancuar tashmë nga ky veprim.