Haxhiu u bashkohet sulmeve ndaj mediave: E njoftova Prokurorinë për shkrimin që e botoi RTK-ja nga gazeta boshnjake, të hetojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar sot para Prokurorisë Speciale se nga një “hulumtim” të transmetuar RTK live, thuhet se Serbia ka tendencë për të blerë media në Ballkan.
Haxhiu ka deklaruar se sipas hulumtimit media në Kosovë siç janë “Nacionale” dhe “Periskopi” paguhen direkt nga Republika e Serbisë.
“Po ashtu siç e kemi parë dje, në RTK-live është publikuar një hulumtim që lidhet me tendencën e Serbisë për të blerë media në Ballkan, në këtë rast përmenden dy portale është “Periskopi” dhe “Nacionalja” që thuhet që sipas hulumtimit që financohen nga Qeveria e Serbisë, kam ofruar para Prokurorisë edhe këtë lajm, që është publikuar nga RTK-live, sepse është e rëndësishme të dimë që kush nga portalet financohen nga Serbia. Unë po them që nuk është përgjegjësia e imja të them se çka dhe kush e ka përgatitur hulumtimin ajo çka është e rëndësishme është që e përditshmja atje është kredibile dhe hulumtimi është bërë nga ata prandaj iu përket institucioneve përgjegjëse që të hulumtojnë më shumë që të hetojnë më shumë këtë rast. Unë e pata për obligim që ta ofrojë ato që i kam parë edhe vetë, jo vetëm në cilësinë e ministres së Drejtësisë por edhe të qytetare se Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo. /Eo