Mbi 3 mijë e 300 kërkesa për konvertimin e patentë shoferëve nga ilegalë në “RKS”
Aktuale
July 22, 2024 - 23:44
3 mijë e 344 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve janë bërë në veri të vendit nga data 9 maj e deri më sot.
Kështu ka thënë për tëvë1.info Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani .
Sipas tij vetëm më 22 korrik janë bërë 121 kërkesa .
Tutje ai ka treguar se momentalisht në Leposaviq janë 934 kërkesa,në Mitrovicën e Veriut 859,në Zubin Potok 525 kurse në Zveçan janë 593 kërkesa. /teve1.