Avokatja Fehmije Gashi: Fatkeqësia e Faton Hajrizit është se u rrit nëpër burgje

Avokatja Fehmije Gashi: Fatkeqësia e Faton Hajrizit është se u rrit nëpër burgje

Aktuale July 22, 2024 - 22:56

Avokatja Fehmije Gashi duke diskutuar për fatin e Faton Hajrizit, tha se në këtë rast “dështimi institucional ka ndodhur nga fillimi”.

“Fatkeqësia e Faton Hajrizit është se ai njeri është rritë në burgje dhe nuk mundemi sonte të themi kjo strukturë politike çfarë osht, partia në pushtet, këta janë që kanë dështu, ngase fati i Faton Hajrizit është që dështimi institucional ka qëlluar nga fillimi. Ai djalë në vend se të shkojë në institucionet përkatëse përmirësuese për të mitur, atij i qëlloi fati të rrijë në burg me shumë persona”, tha avokatja Gashi në T7.

“Pati fat të keq ngase në të gjitha periudhat kohore provoi të ikte nga burgjet dhe kjo është për t’u befasur”, tha avokatja tutje.

“Është e paimagjinueshme kur e sheh gjithë atë siguri”, tha avokatja sa i përket arratisjes së Hajrizit.