Gërvalla takohet me Baffan, diskutojnë për rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të identitetit arbëresh
Aktuale
July 22, 2024 - 22:20
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pritur në takim kryetarin e komunës së Strigarit, Damiano Baffa.
Ata biseduan rreth përgatitjeve për ngjarjen “Ditët Arbëreshe në Kosovë”, e cila do të mbahet gjatë kësaj vere në Kosovë.
“Diskutuam për rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të identitetit arbëresh dhe përmirësimin e pozitës së këtij komuniteti në Itali dhe shprehëm angazhimin për të vazhduar bashkëpunimin me hapa konkretë drejt konkretizimit të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe komunave arbëreshe në Itali në fusha të ndryshme”, shkroi ministrja në facebook.