Mihali godet Hykmete Bajramin e Vlora Çitakun: Sa herë që LDK e PDK duan të thonë diçka që s’i besojnë, i nxjerrin ato për ta thënë
Dejona Mihali, Koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka shkruar në Facebook se PDK-ja e LDK-ja sa herë që ndonjë gjë nuk e besojnë as vet e nxjerrin që ta thonë Vlora Çitaku e Hykmete Bajrami.
Këtë deklaratë Mijali e dha pas vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian që serbëve të Kosovës me pasaporta të Serbisë të iu largohen vizat për në zonën schangen.
Opozita për këtë e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës.
Sipas Mihalit, Qeveria e Kosovës e ka kundërshtuar vendimin dhe e ka adresuar siç duhet.
“Çdo herë që kanë diçka për të thënë që s’e besojnë as vet, PDK dhe LDK nxjerrin respektivisht Vlora Çitakun dhe Hykmete Bajramin ta thonë. Njëjtë dhe sot për çështjen e vendimit final lidhur me liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaportë të Serbisë nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Çfarë ka të bëjë Qeveria e Kosovës me këtë çështje? Përpos që e ka kundërshtuar dhe adresuar siç duhet dhe atje ku duhet”, ka shkruar Mihali