Ish-drejtori i SHKK-së: Faton Hajrizi ishte shumë afër lirimit me kusht, e çuditshme pse u arratis

Ish-drejtori i SHKK-së: Faton Hajrizi ishte shumë afër lirimit me kusht, e çuditshme pse u arratis

Aktuale July 22, 2024 - 18:07

Ish- drejtori i SHKK-së, Emrush Thaçi ka thënë se është e çuditshme arsyeja e arratisjes së Faton Hajrizit.

Ai tha se ka informacione nga burime zyrtare se Hajrizi shumë shpejt do mund të lirohej me kusht.

“Është e çuditshme, fare ka mundur të mos kthehet nga vikendi, ka qenë më e lehtë se me u arratis. Kam përshtypjen se gjatë kohës së vikendit, dhënia e kësaj lirie, e ka ekzaltu në aspektin edhe rrjetet sociale, në kontekstin psikologjik, jam edhe psikolog, të ndikohet. Fatoni ka qenë shumë afër lirimit me kusht, këtë e them nga informacionet që i posedoj, nga institucionet përgjegjëse, ka qenë shumë afër aplikimit dhe marrjes së këtij privilegji”, tha ai.

Thaqi, u shpreh se Faton Hajrizi ishte transferuar në burgun Smrekonicës, për shkak të sjelljes së mirë të tij.

“SHKK, kur ka bërë transferimin në Smrekonicë, niveli i sigurisë është më i brishtë, për arsye se s’ka nevojë për siguri të madhe. Ka qenë recidivist sa i përket arratisjeve, ka pasur ndëshkime, masa disiplinore. Rregullorja e rregullon shumë mirë, nëse një i burgosur kalon tre vite, kalon në një stad tjetër, ndryshon sjellja, merr benificione. Ky i ka plotësu disa kushte për të ardhë në Smrekonicë. Ka qenë disa herë në vikend”, tha ai. /dukagjini