Vrasja e Faton Hajrizit:  Avokati Koci pret të niset për në Beograd, bashkëfshatari i tij thotë se videot s’janë reale
Foto: Laura Hasani

Vrasja e Faton Hajrizit: Avokati Koci pret të niset për në Beograd, bashkëfshatari i tij thotë se videot s’janë reale

Aktuale July 22, 2024 - 18:03

Tri ditë pasi u raportua se Faton Hajrizi u vra nga policia serbe, avokati Arianit Koci tha se pret që të shkojë në Beograd si avokat i familjes për të kuptuar më shumë për rastin.

“Njëherë kanë thënë që e kanë vra Faton Hajrizin e mandej Ivica Daçiq doli me një qëndrim tjetër, tha se nuk është identifiku personi”, tha Koci në T7

Ai tha se pa pagesë e përfaqëson familjen Hajrizi për ta marrë kufomën e Fatonit, nëse ai është vrarë.

“Unë familjes nuk iu marr pare. I kam thënë edhe ambasadorit Jetishi që familjes në këtë situatë nuk i marr pare, me shpenzime të mia shkoj edhe e përfaqësoj familjen. Unë i thash Jetishit që duhet me thënë që avokati i familjës po bën presion. Unë e kam një mision, me kthy trupin te familja”, tha avokati.

Ndërkaq Ridvan Tahiri, bashkëfshatar i Faton Hajrizit tha se i ka analizuar të gjitha pamjet që po qarkullojnë.

“Unë i kam marr ato video edhe i kam analizu. Ai që po shihet në një video këmishën e ka pa katrora, domthënë nuk është personi i njejtë”, tha ai.