DASH-i emëron pasuesin e Escobarit
Alexander “Sasha” Kasanof është njeriu i zgjedhur për ta pasuar Gabriel Escobarin.
Kasanofi, siç tregon faqja e Departamentit Amerikan të Shtetit, nga e premtja e 19 korrikut është zëvendësndihmëssekretar i Shtetit për Ballanin Perëndimor, si dhe për Shtypin dhe Diplomacinë Publike në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike.
Sasha ka shërbyer më parë si asistent ekzekutiv i ish-nënsekretares për Çështjet Politike Victoria Nuland dhe ushtrues i detyrës së nënsekretarit për Çështjet Politike, John Bass. Ai ka shërbyer jashtë shtetit në Irlandë, Turkmenistan, Kili dhe Ukrainë, siç thuhet në uebfaqen e Departamentit Amerikan të Shtetit.
DASH-i tregon se ai ka marrë çmimin "James Clement Dunn" për ekselencë për punën e tij si këshilltar politik në Ambasadën e SHBA-së në Kyiv gjatë Revolucionit Maidan dhe pushtimit të mëvonshëm të Rusisë në Ukrainë.
Detyrat e Sashës në Washington përfshijnë: Drejtor i Zyrës së Politikave dhe Programeve Globale në Byronë e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, zëvendësdrejtor i Stafit të Sekretariatit Ekzekutiv, drejtor i Zyrës së Çështjeve të Evropës Lindore dhe zëvendësdrejtor i Zyrës së Çështjeve të Kaukazit dhe Konflikteve Rajonale. Ai është i diplomuar në Kolegjin Kombëtar të Luftës, shkollën "Johns Hopkins" të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare dhe kolegjin "Hamilton". Sasha flet frëngjisht, italisht, rusisht dhe spanjisht.