Hyn në fuqi vendimi për heqjen e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta ilegale
Këshilli i Bashkimit Evropian mori vendim për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.
Vendimi u mor në nivel të ministrave të Jashtëm në mbledhjen e fundit të këtij semestri.
Me të përfundojnë të gjitha proceset legjislative.
Pasi të hyjë në fuqi, gjë që pritet të ndodhë në ditën e 20-të pas botimit në Gazetën Zyrtare të BE-së, vendimi do të fillojë të zbatohet në të gjitha shtetet anëtare të BE-së.
“Sot Këshilli i BE-së miratoi një rregullore që siguron se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor i nënshtrohet të njëjtit regjim vizash, duke anuluar përjashtimin që aplikohej më herët për mbajtësit e pasaportave serbe, të lëshuara nga Drejtoria e Koordinimit të Serbisë”, thuhet në deklaratën e BE-së.
Procedurat për anulimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës me pasaporta serbe nisën në vazhdën e liberalizimit të vizave për Kosovën, nga 1 janari i këtij viti.
Me heqjen e vizave për qytetarët me pasaporta të Kosovës, qytetarët që posedonin vetëm dokumente të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë, mbetën të vetmit në rajon që u duheshin vizë për të udhëtuar në zonën e lëvizjes së lirë, Schengen.
Komisioni Evropian propozoi heqjen e vizave për ta në nëntor të vitit të kaluar.
Parlamenti Evropian votoi për këtë çështje në prill të këtij viti, gjë që nxiti reagimin e Qeverisë së Kosovës.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha në nëntor të vitit 2023 se “njohja e këtyre dokumenteve e minon integrimin e komunitetit serb” dhe “i dëmton përpjekjet tona të kahershme [për integrimin e serbëve]”.
A small but important victory for human rights of #Serbs in #KosovoandMetohija.
— ë ë (@markodjuric) July 22, 2024
I welcome the @EUCouncil’s decision on finally removing the visa requirements for holders of #Serbian passports issued by the Coordination Directorate for Kosovo and Metohija.