Gërvalla pas tërheqjes së Bidenit: Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse
Foto: Laura Hasani

Gërvalla pas tërheqjes së Bidenit: Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse

Aktuale July 21, 2024 - 22:36

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, ka reaguar pasi presidenti amerikan , Joe Biden, ka njoftuar për tërheqjen e tij nga gara për president të SHBA-së në zgjedhjet e nëntorit.

Gërvalla ka thënë se populli i Kosovës dhe Kosova admirojnë dhe do të jenë gjithmonë falënderues për presidentin Biden.

“Ai po tregon përsëri se çfarë lideri i madh dhe i mirë është”, ka shkruar ajo.

Tutje Gërvalla ka shkruar se lidershipi i Biden dhe kontributi dekadësh për liri dhe demokraci, janë një shërbim për të gjithë botën.

Image