Shala: Shpërthimi i sotëm nuk duhet lejuar që të shkaktojë tensione, por koordinim me partnerët
Aktuale
July 21, 2024 - 20:23
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se kishte paralajmëruar që duhet të ketë kujdes për liqenin e Ujmanit, duke thënë se rreziku është i lartë si i shpërthimit që ndodhi sot.
Ai përmes një posimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se shpërthimi i sotëm nuk duhet të shkaktojë tensione.
“Ne paralajmëruam se duhet të kemi dhe të jemi të kujdesshëm sepse rreziku është i lartë nga veprime si këto sot nga mbetja e Beogradit në struktura kriminale”.
“Derisa në jemi atje nuk duhet t’i nxjerrum pjesëtarët e PK-së telashe sepse pjesa tjetër është mbi ta si garanci sigurie. Nuk duhet lejuar që të shkaktojë tension, por koordinim me partneret tanë!”, ka thënë Shala.